Kurti: Jemi për shtyrje të zgjedhjeve, por jo imponim
Lëvizja Vetëvendosje është për respektim e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe për shtyrje të zgjedhjeve.
Kështu deklaroi kreu i këtij subjekti, Albin Kurti, njëherësh kryeministër i Kosovës, pas takimit me presidenten dhe përfaqësuesit e partive.
Kurti tha se shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton Vetëvendosjes, shkruan rtv21.tv
“Që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale, me 2019 ku kemi dalur të parët dhe 2021 ku kemi kaluar 50%, mirëpo duke pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë, në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi një valë të re në muajt nëntor dhe dhjetor ne jemi për shtyerjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim që merret, ne do ta respektojmë atë, por jemi të brengosur meqenëse nuk krahasohen zgjedhjet lokale me me zgjedhjet parlamentare nacionale”, tha Kurti./21Media