Bosnja-Hercegovina tërheq ambasadoren nga Beogradi

Bosnja-Hercegovina sot ka tërhequr ambasadoren nga Beogradi, Aida Smajić, pas arrestimit të një ish-zyrtari të lartë të Shërbimit Federal të Policisë së Bosnjës, Edin Vranje.
Vendimin për tërheqjen e ambasadores nga Beogradi e ka marrë ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje-Hercegovinës, Bisera Turkoviç.
Ministria e Brendshme serbe ka lëshuar ​​një deklaratë në lidhje me arrestimin e Vranjes, duke thënë se shtetasi i BiH ishte i dyshuar për krime lufte në zonën Gorazde nga janari i vitit 1993 deri në tetor të vitit 1994, shkruan klix.ba

Back to top button