Goretzka rinovon kontratën me Bayern Munichun

Pas Jochua Kimmich, kapitenin e ardhshëm të ekipit, drejtuesit perfeksionojnë edhe një tjetër operacion të rëndësishëm siç është ai i Leon Goretzkas.
Mesfushori gjerman, është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin dhe Nagelsmann që kur u transferua theksoi se dëshiron që Goretzka të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën me ekipin dhe kështu ndodhi.
Për pesë vjet të tjera firmosi lojtari 26-vjeçar dhe konfirmoi qëndrimin te kampionët e gjerman, që në fakt ishte kthyer në një problem pasi lojtari ishte në vitin e fundit të kontratës.
Real Madrid dhe Man.United ishin te porta dhe po prisnin zhvillimet në shtëpinë e bavarezëve për të tentuar në Janar menjëherë lojtarin, por një klub si Bayerni, nuk do t’ia lejonte vetes të humbiste pas Alabas edhe një tjetër futbollist me rëndësi me parameter zero.
Goretzka në korrik të 2018 ka kaluar te Bayern Munich dhe në 117 ndeshje zyrtare, ka shënuar 25 gola e ka dhënë 27 asiste, shifra që tregojnë se sa i rëndësishëm është.
Tashmë kjo histori merr fund dhe te Bayerni janë vetëm 2 lojtarë me kontratat në skadencë, Niklas Sule dhe Corentin Tolisso./Oranews

Back to top button