Arifi: Vizita e Lajcakut gjithmonë duhet parë si pozitive

Dritëro Arifi, profesor universitar, deklaroi se vizita në Kosovë e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është pozitive dhe si e tillë duhet parë gjithmonë.
“Ai po e tregon një angazhim për ta gjetur një zgjidhje sa më të mirë të mundshme për palët që janë në negociata. Por nuk varet shumë nga zoti Lajçak. Po vrehet se takimi i tij me të gjitha palët e interesit, duke filluar nga Qeveria deri tek shoqëria civile, po tregon se ai ndoshta po dëshiron ta tregoj një fotografi shumë më të qartë”, deklaroi  Arifi në Click të RTV21
Ndryshe, Lajçak nesër pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani, në orën 10:10. /21Media

Back to top button