Hoti: Vullnetit të Kuvendit të jashtëzakonshëm do t’i nënshtrohemi të gjithë

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në prag të mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm tëpartisë, ku pritet të vendoset fati i Lumir Abdixhikut.
Hoti ka thënë se vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohen të gjithë pa përjashtim dhe se nga ky Kuvend, LDK do të dalë më e bashkuar.
Ai ka shtuar se Kuvendi “nuk është kundër askujt”.
Hoti ka theksuar se nga ky kuvend LDK-ja do të dalë e bashkuar, duke shtuar se vullnetit të Kuvendit sot do t’i nënshtrohen të gjithë.
“Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë Kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse Kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së. Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?