Ministri Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Vitia para deputetëve nga ora 10:00 do të raportojë lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19.
Shkak i rritjes së numrit të të vdekurve dhe numrit të rasteve pozitive, në fund të gushtit institucionet shtetërore dhe shëndetësore vendosen masat antiCOVID-19 në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e variantit Delta.
Masat janë vendosur fillimisht për dy javë e më pas ato me pak ndryshime kanë vazhduar edhe për dy javë të tjera për të qenë në fuqi deri më 26 shtator.
Vetëm gjatë ditës së martë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka raportuar për 7 raste të vdekjes dhe 173 raste pozitive me koronavirus.
Ndërkohë, në Kosovë ka filluar edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, për çka kërkohet që të respektohen gjitha masat që mbrojnë nga infektimi i COVID-19.