Mbi 400 mijë doza të vaksinave në stok

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, filloi raportimin për situatën me COVID-19 në Kosovë, para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Pasi përmendi një nga një masat dhe punën që është bërë në luftimin e pandemisë, Vitia bëri të ditur se në spitalet e QKUK-së dhe ato të përgjithshme janë në dispozicion 1 mijë e 200 shtretër për pacientët me COVID-19, por ky numër mund të zgjerohet në 1 mijë e 700 shtretër.
Ministri tregoi se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 193 mijë e 786 doza të vaksinës. Ndërsa 453 mijë e 760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, shkruan rtv21.tv
Tutje, Vitia tregoi se Kosova në stok ka mbi 400 mijë doza të vaksinave antiCOVID.
Ministri në raportimin para deputetëve, u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen./21Media

Back to top button