Mosha e 5 viktimave që humbën betejën me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona që kanë qenë të prkeur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 160 raste të reja. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur 1 burrë dhe 4 gra.
Në mesin e viktimave, një viktimë është e moshës 40-49 vjeç, një viktimë e moshës 50-59 vjeç, një viktimë e moshës 60-69 vjeç dhe 2 viktima të moshës 70-79 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga dy viktima janë regjistruar në komunën e Podujevës dhe nga një viktimë në komunat: Deçan, Pejë dhe Lipjan.
“Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820. Në total numri i rasteve aktive është 6.751.”, ka informuar Msh./21Media
No photo description available.

Back to top button