Vitia konfirmon masat e reja, hapen shkollat e çerdhet

Pas takimit të Komitetit për vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se edhe pse ka rënie të rasteve të të infektuarve me Covid-19, situata është ende jo stabile. Ai me këtë rast prezantoi masat e reja antiCoivd që do të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori.
Në masat e reja parashihet që:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
– Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota,
– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
– Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.
Derisa bëri thirrje për vaksinim, Vitia tregoi se 90% e rasteve të të hospitalizuarve kanë qenë të pa vaksinuar.
Thirrjes për vaksinim iu bashkua edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi./21Media

Back to top button