Situata në veri, Kurti takoi Krasniqin dhe Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përfunduar takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Ky takim vjen pas tensionimit të situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave.
Të dy liderët e opozitës nuk kanë dashur të flasin për media pas takimit. Ndërkohë, në Qeveri kanë deklaruar se lidhur me takimin do t’i informojmë mediat dhe publikun nëpërmjet një komunikate.
Ndërkohë, në takim me Kurtin posa ka hyrë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Show More
Back to top button