Osmani: E tashmja nuk ka kuptim pa e kujtuar të kaluarën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.
Tutje Osmani shtoi se tridhjetë vjet më parë, përcaktimi politik i shprehur me Referendumin për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor pas Deklaratës së 2 Korrikut, Kushtetutës së Kaçanikut dhe së fundi paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008.
“Në këtë përvjetor, i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan Referendumin, një nga ngjarjet, e cila i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës”, shkroi Osmani ndër tjera në Facebook.
Sipas Osmanit, e tashmja nuk ka kuptim pa e kujtuar të kaluarën, “pa e hedhur vështrimin prapa në rrugën në të cilën kemi ecur, duke njohur njëkohësisht kontributin e shumë burrave e grave të këtij vendi për shtetin që e kemi sot”./21Media
Back to top button