Ursula von der Leyen pritet me ceremoni shtetërore në Shqipëri
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur vizitën në Tiranë. Ajo u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.
Më pas do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Meta.
Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë.
Në fund të vizitës së saj, presidentja e KE-së do të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Ora 08:50 – Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)
Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Edi Rama
Ora 10:50 – Ceremonia e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë
Ora 11:15. – Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.