Shtëpia krejt shkrumb e hi në shitje për gati 400,000 dollarë

Një shtëpi në Massachusetts e djegur nga zjarri ka dalë në treg me një çmim të kërkuar prej 399,000 dollarë.
Shtëpia në periferi të Bostonit, është dëshmi se sa “i nxehtë” është tregu i banesave.
Në gusht, grupet e industrisë renditën çmimin mesatar të shitjes së shtëpive të familjare në shtet midis 535,000 dhe 552,000 dollarë.
Lista online për shtëpinë e djegur me tre dhoma gjumi, 173 metër katrorë me një thirrje tek kontraktorët. “Shtëpia ka nevojë për një rinovim të plotë ose prishje dhe rindërtim të mundshëm. Shitet kështu siç është”.
Shtëpia u bë shkrumb e hi nga një zjarr në muajin gusht./21Media

Back to top button