Zëdhënësi i BE-së: Negociatat Kosovë-Serbi vazhdojnë për të gjetur zgjidhje për krizën në veri

 
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i BE-së ka shkruar në Twitter, se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë për të gjetur zgjidhje për krizën në veri.

“Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.


Në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja, e cila pret miratimin e Bogradit, është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.
 
Marrëveshja, sipas kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit, parasheh tri elemente: i pari është që nga dita e hënë si Serbia ashtu edhe Kosova të avancojnë dhe të përdorin “letrat ngjitëse” në vend të tabelave. Kjo zgjidhje, sipas tij, do të jetë e përkohshme pasi në të njëjtën kohë do të krijohet edhe një grup punues i cili brenda gjashtë muajsh do të gjejë një zgjidhje të përhershme të problemit të lëvizjes së lirë.
Pika e tretë, sipas tij, ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas dokumentit ditën e shtunë do të vendosej KFOR-it që do të zëvëndësonte njësitë speciale të policisë së Kosovës të cilat do të tërhiqeshin bashkë me barrikadat e vendosura nga serbët lokalë./21Media

Back to top button