Kurti: Të zhdukurit janë çështja e parë në dialogun me Serbinë

Të zhdukurit në luftë janë çështja e parë në dialogun me Serbinë, kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin që e mbajti pas arritjes së mbetjeve mortore të viktimave të masakrës së Rrezallës të gjetura në Serbi.
“Sot pas 22 vjetësh pritje na u kthyen trupat e këtyre qytetarëve që ishin varrosur në Kizhevak të Serbisë. Kjo këtu sot është e vërteta që është përpjekur të mbulohet me varreza për dy dekada. Nuk mund të ndalemi derisa t’ua kthejmë familjarët dhe të sjellim drejtësi për ta. Të zhdukurit janë çështja e parë në dialogun me Serbinë. Qeveria është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për ballafaqim me të kaluarën dhe drejtësi për viktimat”,tha Kurti.
Ai shtoi se Masakra e Rezallës është një nga dëshmitë e gjenocidit serb./21Media 

Back to top button