4 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 4 persona, kurse në total numri i të vdekurve është 2 mijë 953.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3 mijë e 380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191.
Në total numri i rasteve aktive është 2.928.

Sa i përket procesit të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë njfton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19. Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /21Media 

Back to top button