Xhevdet Tahiri kandidat për Dragashin: Nuk kemi program, projektet e vjetra të realizohen
Xhevdet Tahiri, kandidat i Ballit Kombëtar për kryetar të Komunës së Dragashit, ka thënë se nuk kanë program.
Tahiri ka thënë se do të ishte shumë mirë, nëse do arrinin t’i realizonin projektet që kanë ngecur.
“Komuna e jonë ka një buxhet të limituar, në qoftëse arrijmë vetëm ato projekte që janë, që kanë ngec 10 vjet e ma shumë me i realizu, do të është mirë”, ka thënë Tahiri në RTV21.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./21Media