Kërkohej për tri vepra penale, arrestohet 44 vjeçari nga Prizreni
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili po kërkohej ne bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren.
I dënuari kërkohej për veprat penale ‘Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve’ si dhe ‘Vrasje në Tentativë’.
“Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armeve’ si dhe veprën penale ‘Vrasje në Tentative'”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Me vendim të gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohë zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?