Si po planifikohet të rritet punësimi në Vushtrri
Kandidatët për të parin e Vushtrrisë sonte në RTV21 shpalosën programin e tyre qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Rritja e punësimit në Vushtrri është njëra ndër priortietet e të gjithë kanditatëve të cilët tashmë kanë edhe planet e tyre në lidhje me punësimin.
Ferit Idrizi nga PDK-ja që po synon ta marrë mandatin 4 vjeçar, thotë se në planin e tij është përgaditja e të rinjëve për tregun e punës përmes shkollimit profesinoal si dhe bashkëpunimi me diapsorën.
Albert Maxhuni nga NISMA thotë se rritja e punësimit në Vushtrri fillimisht është praktika në shkollat profesionale, dhurimi i bursave, praktika të avancuara profesinoale. Veç kësaj ndërtimin e fushaave dhe mundësia e përkrahjes për startup.
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ergin Sunguri nga Partia Demokratike Turke e Kosovës tha se si Komunë për rritjen e invesitorëve duhet që shpenzimet t’i merr barrë barrë Komuna. Sunguri madje shprehet i bindur se do sjell invesitorë nga Turqia në Vushtrri.
Arsim Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se në planin e tyre për rritjen e punësimit janë të parapara të hapen 4 fabrika, disa prej tyre me invesitorë të huaj.
Mensut Ademi nga AAK-ja u shpreh se për ta rritur punësimin në Vushtrri në plan AAK-ja eka hapjen e dy fabrika, për përpunimin e çokollatës dhe montimin e pajisjeve teknologjike për tregun evropian.
Kandidati i pavarur për kryetar të Vushtrrisë, Jeton Salihu deklaroi se përmes krijimit të fondit të veçantë për të rinjt do të rrisin mundsitë që aftësit e tyre të implementohen përmes projketeve, për të cilat Komuna do ketë gjithmonë mbeshtetje./21Media