Albin Kurti arrin në samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Samitin e Brdo, afër Kranjit të Sllovenisë ku do të marrinë pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Aty ka arritur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Udhëheqësit nga 27 shtetet e BE -së dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë të bashkohen në BE, do të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë që nuk duket se do të lehtësojnë zhgënjimin e rajonit lidhur me perspektivat e paqarta për anëtarësim.