Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor bëjnë fotografi të përbashkët
Tashmë të gjithë liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë arritur në samitin që po mbahet në Brdo, afër Kranjit të Sllovenisë.
Në këtë gjithë liderët që po marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor kanë bërë një fotografi të përbashkët.
Aty po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kancelarja Angela Merkel dhe presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në Samitin e Brdos në Slloveni, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.