UEFA paraqet Republikën e Kosovës si pjesë të Serbisë në logon për ‘’Euro 2024’’!

Kampionati Evropian ‘’Euro 2024’’ pritet edhe zyrtarisht që të mbahet në shtetin e Gjermanisë. Me këtë rast, UEFA përmes një video ka prezantuar edhe logon zyrtare të këtij kampionati.
Por, ajo që bie në sy është se në videon e prezantuar, Republika e Kosovës është vendosur si pjesë e shtetit të Serbisë.
Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa një ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.
Kjo nuk është hera e parë që UEFA, ka bërë lëshime, në raport me kufijtë e Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë skandal, nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës Evropiane të Futbollit./kallxo

Back to top button