Ngritet padi kundër Chris Brown dhe Drake
Dy artistët e njohur Chris Brown dhe Drake, u paditën për shkak se me këngën e tyre “No Guidance” shkelën të drejtën autoriale.
“No Guidance” preku vendin e pestë në toplistën e Billboard Hot 100.
Në ankesën e paraqitur në gjykatën në Florida, pretendohet se Brown dhe Drake kanë elemente melodike të këngës dhe një pjesë të tekstit të “I Love Your Dress” të Brandon Cooper, këngë kjo e realizuar në vitin 2016, më konkretisht tre vjet para këngës “No Guidance”.
Kompania që qëndron pas “I Love Your Dress”, Signature SKillz Entertainment si Cooper e Valentine po kërkojnë dëmshpërblim, sipas tyre 50% e të ardhurave të “No Guidance”, një kontabilitet i plotë i të dhënave financiare të të gjithë të pandehurve në lidhje me këngën, interes para dhe pas gjykimit dhe tarifat e avokatëve.
Hiti i Brown dhe Drake ka prekur shifrën e mbi 251 milionë shikimeve në Youtube./21Media