Shqipëria U21 synon pikët e plota ndaj Andorrës
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Andorrës do të zhvillojnë sot ndeshje në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023.
Në këtë ndeshje, të dy këto kombëtare rikthehen nga humbja në xhirot e fundit, ku Shqipëria u mposht me rezultat të thellë 4:0 nga Çekia, kurse Andorra pësoi humbje me rezultat 1:0 kundër Sllovenisë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës i takon Grupit G të kualifikimeve për në Euro 2023, grup ky në të cilin gjenden edhe Kosova, Çekia, Sllovenia dhe Anglia.
Këto janë formacionet zyrtare:
Shqipëria U21 (4-3-3): Tafas; Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka; Dobra, Asllani, Karrica; Celhanka, Muci, Cara
Andorra U21 (4-4-2): Rodriguez; Bellido Ines, Rodrigues, Vales, Alonso; Remolins, Babot, Izquierdo, Dos Santos; Sola, Rosas Ubach
19:00 Shqipëria U21 – Andorra U21 (Stadiumi Elbasan Arena)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?