Lajçak mbështetet për përpjekjet në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me ambasadorët evropianë të BE-së në New York.
Lajçak ka marrë përkrahjen për përpjekjet për përparimin e dialogun ndërmjet dyja vendeve.
“Faleminderit Miroslav Lajçak për shkëmbimet e shkëlqyera me ambasadorët e BE-së në nisje të vizitës në Kombet e Bashkuara. Mbështetje e plotë për përpjekjet tuaja për përparimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Samiti BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor i kësaj jave shfaqi angazhimin e fortë të BE-së për partnerët tanë të afërt”, thuhet në qëndrim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button