Digjet një kasolle në Suharekë, vdiq një person

 
Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij. Rasti ka ndodhur dje në fshatin “Neperbisht” të Suharekës.
“Raportohet se  në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /21Media

Show More
Back to top button