1 viktimë dhe 25 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, një qytetar i Kosovës ka humbur betejën me COVID-19.
Ndërsa nga 2 mijë e 370 testime të kryera, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 33.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 335.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 5 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 419 mijë e 979 doza të vaksinës.
Deri më sot 598 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Show More
Back to top button