Ahmeti-Xhylani: 22 fshatra të Drenasit nuk kanë ujë të pijshëm
Kandidatja nga radhët e AAK-së për kryetare të komunës së Drenasit, Arta Ahmeti-Xhylani sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV2 ka bërë të ditur se rreth 22 fshatra në këtë komunë nuk kanë ujë të pijshëm dhe sipas saj, kjo kërkon një zgjidhje emergjente.
“22 fshatra të komunës së Drenasit nuk kanë ujë të pijshëm, ky është një proces i cili ka vazhduar shumë gjatë dhe ka filluar para qeverisjes së z.Lladrovci, në qeverisjen time, 22 fshatra të komunës së Drenasit do të kenë ujë të pijes”, ka thënë Ahmeti-Xhylani./21Media