Drenori premton ujësjellës në të gjitha fshatrat e Drenasit
Kandidati i iniciativës qytetare, Green për Drenas për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka thënë se çështja ujësjellsit ka zgjidhje.
Ai ka premtuar ujësjellës në të gjitha fshatrat e Drenasit.
“Ujësjellësi u përmend me të drejtë, janë 22 fshatra që vuajnë, vujtje të cilën e ka shkaktu kryetari aktual. Me ne, në tetorin e vitit 2022, të gjitha fshatrat do të kenë ujësjellësin, madje kemi paraparë edhe lidhjet sekondare”, ka thënë Drenori./21Media