Tre të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri
Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat ishin nga Berati, Tirana dhe Vlora.
Ndërkohë, nga 3 mijë e 549 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID 428 persona.
Aktualisht në spitale po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.