Tre persona e bëjnë njëri-tjetrin për spital
Tre persona janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë më datë 16.10.2021.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas trajtimit mjekësor është intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë duke qëndruar në QKUK dhe gjenden në përkujdesje – sigurim të policisë.
Rasti është duke u hetuar./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?