Rivotim në Han të Elezit, Deliu-Kodra: Vendimi i PZAP-së ishte i papritur
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka potencuar në Argument Plus në RTV21 se vendimi i PZAP-së për rivotim në Han të Elezit ishte i papritur.
“Nga takimet me qytetarët atje, është konfirmuar që ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim, nga pushteti i stërvjetruar dhe nga nevoja që kualiteti i jetës së qytetarëve në Han të Elezit të ndryshoj, natyrisht për neve ka qenë i papritur vendimi i PZAP-së”, ka thënë Deliu-Kodra.
Por, a rrezikon që PDK ta humb Hanin e Elezit?
Deputetja e PDK-së ka theksuar që është herët për të dhënë një përgjigje.
“Është herët të deklarohet pa pasë një rikonfirmim të ankimimit ndaj këtij vendimi. Po e ripërsërisë, jam takuar disa herë me qytetarë të Hanit të Elezit, unë besoj që vullneti tyre në zgjedhjet e fundit e ka thënë qartë nevojën për ndryshim”, ka theksuar Deliu-Kodra./21Media