Bëni gabim nëse e përdorni vajin e kokosit në këtë mënyrë

Vaji i kokosit është një produkt që bën mrekulli me lëkurën dhe shpesh nga ata që merren me estetikë e kozmetikë dhe bukuri sugjerojnë kombinime e këshillime përdorimi në forma të ndryshme.
Por, duket se po i njëjti vaj nuk është opsion i duhur për çdo problem që keni me lëkurën.
Sipas disa dermatologëve, vaji i kokosit mund të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet e irrituara, por mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, pa mundur ta japë efektin si një produkt i vetëm.
Nëse doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën, preferohet që pas tij të përdorni një tjetër pastrues, për të hequr çdo mbetje të vajit nga lëkura./21Media

 

Back to top button