Presidentja e përmendi në emision, reagon Dafina
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste televizive përmendi këngën “Llafe, Llafe” të këngëtares së njohur, Dafina Zeqirit.
Gjersa po komentohej shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kritikat pasi Presidentja mori këtë vendim, Osmani ka cituar një pjesë të këngës së Dafinës.
‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë llafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’, tha Osmani.
Menjëherë pas kësaj, reagoi artistja.
“Mirmëngjesi”, ka shkruar ajo, ku edhe ndau një pjesë të intervistës.
View this post on Instagram
Ndryshe, Dafina së fundmi ka publikuar albumin “Dafinë Moj”, këngët e të cilit mblodhën miliona shikime në Youtube./21Media