Rritja e çmimeve, Kurti: Nga sot po punojmë në pakon e masave për ndihmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për rritjen e çmimeve. Kurti në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke u mbajtur ka thënë se Kosova varet nga importi dhe s’kishte si të mos ndikohej nga rritja e çmimeve.
“Pasojat në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën në ngritjen e çmimeve. Si vend importues Kosova nuk mund të bënte përjashtim. Në vizionin tonë për ekonomi po angazhohemi në nxitje të investimeve në kapacitetet prodhuese, fushata për fajësimin e qeverisë mund të ketë vetëm efekt për manipuluesit. Po punojmë nga sot dhe ditët në vijim për një pako masash”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, kjo është mesazh i qartë për riorientimin e ekonomisë në prodhim./21Media

Back to top button