Moti: Me diell deri të martën
Sot mbi vendin tonë në mëngjes do të jetë mot i ftohtë, me mjegull kurse herë pas here edhe ngricë e lehtë, kurse në lugina mjegulla do të qëndrojë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të jetë mot kryesisht me diell.
Erë e dobët deri mesatare, nga lindja dhe juglindja.
Temperatura më e ulët nga 0 deri në -3, më e larta ditore deri në 15 gradë.
Parashikimi i motit për shtatë ditë – deri më 4 nëntor: Kryesisht me diell!
Nga e marta kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me reshje shiu. Temperaturat ditore pak mbi mesataren, nga 13 deri në 19 gradë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?