Ka vdekur 84-vjeçari që u godit nga vetura në Ferizaj

Me  datën 16.10.2021, rreth orës 15:55 në fshatin Bibaj në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B. 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj dhe posa ka arritur në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicilaet  N.U. 84 vjecar , i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.
Si pasojë e ketij aksidenti, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori 84 vjecar, i cili për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00, Policia e Kosovës është njoftuar nga QKUK se këmbësori si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka vdekur.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa, drejtuesi i automjetit ishte dërguar në mbajtje për 48 orë më datë 16.10.2021, për t’u liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore./21Media

Back to top button