Vrasje në Mitrovicë
Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:15 në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Policia ka bërë të ditur se viktima dyshohet se pas një zënke, është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar të cilët gjenden në arrati.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QKUK.
“Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institurin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media