Zjarr në një banesë, vdiq një 69 vjeçare
Një banesë në rrugën “Loni Ligori” në Astir, Tiranë dyshohet se sot u përfshi nga zjarri dhe si pasojë e tij, vdiq shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, dyshohet si pasojë e asfiksisë.
Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?