Sugarveski dorëhiqet nga funksioni në LSDM
Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Prilepit, Goran Sugarevski, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në LSDM.
Sugarevski ka njoftuar se do të mbetet anëtarë i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.
“Kryerja e funksioneve të larta partiake dhe shtetërore, ndër të tjera, nënkupton përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe anëtarëve të partisë sonë. Në këtë drejtim, dorëheqja është kontributi im për konsolidim sa më të shpejtë të partisë dhe rikthimin sa më të shpejtë në rrugët e fitores”, ka shkruar mes tjerash Sugarevski në Facebook.
Ndryshe, Sugarevski në zgjedhjet lokale nuk arriti të mposht kundër kandidatin e tij nga VMRO-DPMNE-ja, Borçe Jovqeski, i cili shënoi fitore duke siguruar 22 mijë e 196 vota, ndërkaq Sugarevski siguroi vetëm 14 mijë e 655 vota./TV21