Jay-Z i bashkohet Instagramit, bën histori falë bashkëshortes Beyonce

Jay-Z i është bashkuar “Instagramit” dhe ka bërë histori në këtë proces falë gruas së tij Beyoncé .
Reperi dhe biznesmeni ka hapur një profil në platformën e mediave sociale të martën (2 nëntor) për të promovuar “The Harder They Fall” , një film i ri western i publikuar në Netflix.
Jay-Z ka prodhuar filmin, ku luajnë Jonathan Majors, Idris Elba dhe Regina King.
Menjëherë pas krijimit të llogarisë, Jay-Z mblodhi 1.9 milion ndjekës, një prej të cilëve ishte këngëtarja Beyonce, gruaja e tij prej 13 vitesh.

Duke vërtetuar se nuk ishte një aksident, Beyoncé ndau gjithashtu historinë e parë të Jay-Z në Instagram, e cila ishte një numërim mbrapsht për premierën e filmit.
Megjithatë, fansat mbetën të hutuar pasi llogaria e tij u zhduk pas vetëm një dite, transmeton rtv21.tv.
Ndërsa llogaria ekzistonte, Jay-Z ishte i vetmi person që ndoqi Beyonce.
Jay-Z dhe Beyonce ishin të vetmit njerëz që ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.
Jay-Z nuk arriti të përmbushë rekordin e David Attenborough për personin më të shpejtë për të arritur një milion ndjekës, gjë që ai e arriti në vetëm katër orë.
Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte ylli i “Friends”, Jennifer Aniston./21Media
 

Back to top button