Kaloni te përmbajtja kryesore

Escobar: Është e hapur mundësia që Dodik të tërheqë vendimet që ka marrë

“Kam pasur një takim produktiv me Milorad Dodik dhe u hap mundësia për të tërhequr vendimet që ai mori”, tha zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari special i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar u takua me tre anëtarë të Presidencës së BeH-së, ndërsa pas takimit me anëtarët e kolegjiumit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, u drejtua para mediave.
“Mesazhi që do të dëgjoni nga liderët e rajonit është se nuk do të ketë luftë”, tha ai dhe shtoi se përveç kësaj u bisedua edhe për çështjet ekonomike.
Sipas tij, gjëja e dytë që ka ardhur për të diskutuar është potenciali i jashtëzakonshëm ekonomik që posedon Ballkani dhe theksoi se Ballkani është pjesa me rritjen më të shpejtë të Evropës për momentin.
“Pikërisht për shkak të kësaj rritjeje të jashtëzakonshme ekonomike, më lejoni të them se BeH nuk i ndan të gjithë parametrat e asaj rritjeje, por është pikërisht kjo rritje e madhe në rajon që është arsyeja pse Evropa do të ketë nevojë për ju”, tha Escobar.
Ai tha se është i kënaqur që ka pati një takim produktiv me Milorad Dodik.
“Është e hapur mundësia për të tërhequr vendimet që ka marrë, por edhe të shpallura, pra vendimet që janë miratuar në NARS, por edhe ato që ka paralajmëruar se do t’i bëjë”, shtoi Escobar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button