Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Jordani
Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes me karakter miqësor ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.
Në ndeshjen që po zhvillihet në stadiumin “Fadil Vokrri” mysafirët janë duke avancuar me rezultat minimal 1-0.
Një dalje nga porta të portierit Arjanet Muriç e shfrytëzoi më së miri mesfushori i Jordanisë Faisal i cili shënoi nga jashtë zonës në minutën e 18′ të ndeshjes.
Pas golit të pësuar, Kosova pati dy raste të mira për ta barazuar rezultaton përmea Vedat Muriqit dhe Valon Berishës, por që nuk ia dolën të realizojnë.