Grubi: Le t’u jetë me fat qytetarëve, fitoi Maqedonia e Veriut

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në paraqitjen para mediave ka deklaruar se qytetarët duhet të jenë të bashkuar pasi me mosvotimin e mosbesimit e Qeverisë, fitoi agjenda euro-atlantike e vendit.
“Sonte qytetarët mund të flenë të qetë sepse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ngadhënjyer forcat progresive euro-atlantike, miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Ngadhënjeu vullneti absolut i qytetarëve të këtij vendi për një Maqedoni të reformuar, të integruar, në miqësi me fqinjët, në miqësi midis popujve që jetojnë këtu brenda vendit dhe me perspektivë të pastër, të qartë dhe të padyshimtë euro-atlantike”, ka thënë Grubi.
“Le t’ju jetë me fat qytetarëve, sot fitoi Maqedonia e Veriut”, ka shtuar më tej ai.
Tutje ai ka theksuar se mbështetja e ndaj Qeverisë është rritur dhe është më e madhe se që ishte në fillim të kësaj Qeverie.
“Populli është me këtë shumicë parlamentare dhe të gjithë ata që i përkrahin këto vlera të cilat i udhëheqim të gjithë bashkërisht, janë sigurisht të mirëseardhur”, ka theksuar Grubi./TV21
 
 

Back to top button