429 raste aktive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 429 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 90 raste, më pas Ferizaj me 46 raste, Prizreni me 32, Kamenica me 31, Gjilani me 23, Klina me 22, e të tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 427 testime të kryera.
Ndërsa janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 504./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?