Kaloni te përmbajtja kryesore

Beyonce publikon këngën e re “Be Alive”

Beyonce ka publikuar projektin e ri të quajtur “Be Alive”, këngë kjo që do të shfaqet në filmin biografik “King Richard”.
Kënga e re do të lëshohet në filmin e Will Smithit. I drejtuar nga Reinaldo Marcus Green, “King Richard” pritet të arrijë në kinema të premten e ardhshme.
Beyonce pati konfirmuar se po punon me një projekt të ri gjatë verës. Ajo kishte shpjeguar se ndonjëherë i duhej shumë kohë që të dëgjonte mijëra tinguj për të gjetur atë të duhurin, transmeton rtv21.tv.
Këngëtarja pritet të lansojë edhe këngë të tjera pas albumit të fundit. Ajo lansoi “Everything is Love”, bashkëpunim me Jay-Z më 2018.
Vitin e kaluar, Beyonce publikoi këngën “BLACK PARADE” dhe albumin vizual “Black Is King”, i cili përmbante muzikë nga “The Lion King: The Gift” të vitit 2019 .
Ajo fitoi çmimin Grammy për performancën më të mirë R&B për “BLACK PARADE”, duke vendosur një rekord të ri për shumicën e Grammy-ve të fituara nga një artiste grua.
Kohët e fundit ajo mbuloi “Moon River” për një fushatë reklamuese të Tiffany./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button