Kurti dhe Gjukanoviq takohen në Paris

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris bashkë me udhëheqës të tjerë botërorë.
Në këtë forum, Kurti është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Ky i fundit ka postuar në llogarinë e tij në Facebook fotografi ku shihet ai dhe Kurti në shoqëri të bashkëshorteve.
Forumi i Paqes po mbahet në Paris nën patronatin e presidentit francez Emmanuel Macron. Diskutimet u mbajtën gjatë të enjtes dhe të premtes mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete.
Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018./21Media

Back to top button