Paraburgim për 5 personat që u kapën me marihuanë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurve B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. për shkak të dyshimit te bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i pandehuri B.B. edhe për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe i pandehuri M.S. për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Shkaktim i Rrezikimit të Përgjithshëm”
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. si dhe i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim./21Media