Rezultati për Prishtinën sipas Exit Poll-eve

Projeksionet e para për Prishtinën janë të ndryshme.
Sipas exit-pollit të UBO-Consulting e nxjerr fitues Arben Vitinë me një diferencë shumë të ngushtë me kundër kandidatin e tij Përparim Ramën. Sipas këtij projeksioni, 50.9% i ka Arben Vita, ndërsa 49.1% Përparim Rama.
Projeksioni i “Kohës” po ashtu e nxjerr fitues Arben Vitinë me 52.4%, ndërsa Përparim Rama 47.6%.
Exit-Polli i realizuar nga Tomor Çelajt e nxjerr fitues Përparim Ramën me 50.95%, ndërsa Arben Vita sipas këtij ka marrë 49.05%.
E sipas Exit Poll-it  të “Albaninan Post”, prinë LDK-ja me 50.98%, ndërsa VV-ja ka 49.02%.
Në këto rezultate ka margjinë të gabimit, ndërsa rikujtojmë se rezultatet preliminare nga KQZ ende nuk kanë dalur./21Media

Back to top button