Në Gjilan prinë VV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Gjilanit.
Në garë për të parin e Gjilanit janë Alban Hyseni i VV-së me 50.71% të votave dhe Lutfi Haziri i LDK-së me 49.29% të votave.

Ky është rundi i dytë i zgjedhjeve në nivel vendi, ku nga rundi i parë i zgjedhjeve në balotazh shkuan 21 komuna.
Gjithashtu, në Gjilan 72.86% të qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës./21Media